Nagelsmann selektor i ri i Gjermanisë

0
169

Tani është zyrtare, Julian Nagelsmann do të jetë trajneri i ri i kombëtares gjermane.

Ish-trajneri i Hoffenheim, Leipzig dhe Bayern Munchen do të udhëheqë “pancerët” në 10 muajt e ardhshëm, pra deri në Kampionatin Evropian që mbahet në Gjermani.

Nagelsmann pason Hansi Flick , i cili u lirua si trajner i kombëtares rreth dy javë më parë. Flick ishte tashmë paraardhësi i Nagelsmann kur ai u bë trajner në FC Bayern në 2021.

Dy asistentët e tij te Gjermania do të jenë, Benjamin Gluck dhe Sandro Wagner.

Gjermania do të luajë në SHBA më 14 tetor dhe kundër Meksikës katër ditë më vonë./IO

Leave a Reply