Man City interesohet për Cubarsin, Barcelona jep përgjigjen e menjëhershme

0
27

Manchester City ka bërë një lëvizje te Barcelona për të pyetur rreth mundësisë së transferimit të Pau Cubarsít, raporton El Nacional.

Sipas mediumit spanjoll, klubi anglez ka kontaktuar Barcelonën për mbrojtësin 19-vjeçar, por përgjigjja nga katalanasit ka qenë e menjëhershme.

Barcelona e ka mbyllur menjëherë derën për çdo diskutim rreth transferimit, duke e konsideruar Cubarsín plotësisht të paprekshëm dhe pjesë të rëndësishme të projektit të klubit.

Cubarsí vazhdon të shihet si një prej talenteve kryesore të Barcelonës, ndërsa interesimi i Manchester Cityt nuk ka ndryshuar qëndrimin e klubit katalanas për të ardhmen e tij.