Blero dhe Eronita nisin pushimet familjare në Turqi, me ta edhe Tara

0
28

Këngëtari Blero dhe partnerja e tij, Eronita, kanë nisur pushimet familjare në bregdetin e Turqisë, së bashku me djalin e tyre të vogël, Areej Darrian.

Familja ka zgjedhur Turqinë për të kaluar disa ditë relaksi, ndërsa nga pushimet nuk mungojnë as fotografitë e bukura.

Eronita ka ndarë disa momente nga ky udhëtim, ku shihet duke mbajtur të voglin në krahë, si dhe pamje nga plazhi, ku Areej shijon kohën pranë detit.

Pjesë e këtyre pushimeve është edhe Tara, e cila po kalon kohë me ta. Familja duket se po shijon momente të veçanta së bashku, larg angazhimeve të përditshme.Blero dhe Eronita nisin pushimet familjare në Turqi, me ta edhe Tara

Blero dhe Eronita nisin pushimet familjare në Turqi, me ta edhe Tara