Jep dorëheqje nënkryetarja e LDK-së

0
153

Shqipe Mjekiqi ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetares dhe i anëtares së Kryesisë të kësaj partie.

Në letrën e siguruar nga KOHA, Mjekiqi nuk ka treguar arsyen e largimit, derisa tha se do të vazhdojë “të kontribuojë në zhvillimet politike në vend duke mbetur anëtare e devotshme e LDK-së”.

“Këtë muaj bëhen dy vjet nga zgjedhja ime në strukturat udhëheqëse të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e plot 17 vjet angazhimi për LDK-në. Siç e dini, zgjedhja ime u bë në një kohë mjaft të vështirë, atëherë kur partia kishte marrë vetëm 13 për qind të votave në zgjedhjet e shkurtit”, ka thënë ajo.

Mjekiqi theksoi se LDK-ja qëndron në një pozitë më të mirë sot, sesa para dy vjetësh.

“Unë kisha besimin e plotë se Lidhja Demokratike e Kosovës do të rikthehej sepse skena politike në Kosovë kishte nevojë për të. E vërteta është se në aspektin elektoral, partia qëndron në një pozitë shumë më të mirë sot, sesa para dy vjetësh. Personalisht do të vazhdoj të ndjekë për së afërmi e kontribuoj në zhvillimet politike në vend, duke mbetur anëtare e devotshme e LDK-së. Por, nga sot, ju njoftoj se unë po jap dorëheqje, me efekt të menjëhershëm, nga funksioni i nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë”, ka deklaruar ajo.

Mjekiqi ka falënderuar kolegët dhe anëtarët e partisë opozitare për besimin dhe mbështetjen./Koha

Leave a Reply