Haradinaj bën homazhe në Gllogjan në përvjetorin e Epopesë së Dukagjinit

0
133

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan me rastin e shënimit të 25vjetorit të Epopesë së Dukagjinit.

Më 24 mars të vitit 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të Serbisë, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin. Ato kishin për synim shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme, raporton Klankosova.tv.

Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

Leave a Reply