Futbolli italian pritet të rikthehet me këtë super ndeshje

0
535

Italia ka qenë vendi më i prekur nga koronavirusi në mbarë botën ku shumë njerëz kanë humbur jetën.

Futbolli dhe sporti italian është ndalur kohë më parë, derisa gjatë ditës së sotme mediat italiane raportojnë se futbolli në gadishullin apenin do të rikthehet me 27 maj me ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë në mes të Juventusit dhe Milanit.

Ndeshja do të luhet pa praninë e tifozëve dhe mund të luhet në një stadium tjetër.

Kujtojmë që ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Leave a Reply