Kryeministri në detyrë Albin Kurti vizitoi Komunën e Suharekës

0
378

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës z.Albin Kurti, e ka vizituar Komunën e Suharekës, për të bashkëbiseduar me kryetarin e Komunës z.Bali Muharremaj, për situatën e krijuar nga Coronavirusi COVID-19, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës përcjell 04 Online.

“Pjesë e delegacionit nga Qeveria ishte edhe ministrja në detyrë znj. Emilia Rexhepi nga MAPL.
Kryetari Muharremaj dhe kryeministri Kurti pas takimit, të dy janë prononcuar pë media.

“Sot prita Kryeministin në detyrë të Republikës së Kosovës Albin Kurti bashkë me Ministren Emilija Redžepi”.

“E njoftova për situatën aktuale në Komunën e Suharekës, e poashtu me numrin e të infektuarve me virusin COVID-19”.

“Poashtu e kam njoftuar për të gjitha masat që i kemi marrë edhe si Shtab Emergjent, dhe ecurinë e veprimeve të nevojshme për zbatimin e vendimeve”, ka thënë kryetari Muharremaj.

Ndërsa kryeministri Kurti, ndër tjerash ka thënë : “jemi duke i vizituar Komunat e Kosovës, për të parë se si po e përballojnë këtë situatë nga Covid-19, biseduam me kryetarin për menagjimin e situatës nga Shtabi Emergjent i Komunës”.
“Jemi nē kontakt të vazhdueshëm për ta menagjuar sa më mirë situatën”-“, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply