Real Madridi rrit interesimin për Aubameyang

0
325

Klubi i famshëm spanjoll, Real Madridi është i interesuar për sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Sipas mediave spanjolle, “Los Blancos” janë duke u përgatitur që t’i hynë garës për yllin nga Gaboni.

Aubameyang duket se gjatë kësaj verë, do të largohet nga “Emiratës” për të nisur një aventure të re në futbollin evropian, raporton Scanner.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit me Arsenalin ka edhe 12 muaj kontratë, por duket se lojtari gjatë kësaj verë, do të bëhet me klub të ri. Aubameyang kërkohet edhe nga Barcelona dhe Mancheser United.

Leave a Reply