Edin Shehu emërohet shef i shtabit zgjedhor nga Nisma Socialdemokrate në Prizren

0
541

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren mbajti takimin e radhës me kryesinë e degës, në takim u diskutua për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, dhe formimi i shtabit zgjedhor të degës, thuhet në njoftimin e Nismës në Prizren.

“Në takim Kryetari i Degës, Zafir Berisha, tha se NISMA Socialdemokrate në Prizren është oferta më e mirë dhe më serioze për qytetarët e Prizrenit, andaj angazhimi maksimial dhe unifikimi i plotë i secilit prej nesh është i domosdoshëm në mënyrë që me 17 tetor Prizrenin përfundimisht ta kthejmë në vendin që meriton.
Shef i shtabit zgjedhor të Nismës në Prizren, unanimisht u zgjodh Edin Shehu, i cili njëkohësisht është edhe Kryetar i të rinjëve të Nismës në Prizren.
Na priftë e mbara!”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply