Sherife Balaj kandidate për Kuvendin e Prizrenit nga radhët e PDK-së

0
610

Sherife Balaj nga PDK-ja në Prizren do t’ia mësyjë edhe njëherë garës për ta siguruar një vend në Asamblenë Komunale.

Ish-drejtoresha e Punës dhe Mirëqenies Sociale i ka falënderuar strukturat dhe elektoratin e subjektit politik nga e cila vjen për mbështetjen që i kanë dhënë në vazhdimësi. Ajo beson se si sociologe do të mund të jap kontribut të madh në politikat sociale lokale.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar dhe shumë të respektuar,

Të gjithë ju që më keni ndihmuar deri tani në rrugëtimin tim politik ju falenderoj me gjithë shpirt e zemër,

Të gjitha arritjet e mija janë vullneti i përbashkët që kemi rrugëtuar deri më tani.

Unë, Sherife Balaj prej vitit 2013 kam rrugëtuar me strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, me vullnetmirë për ta sfiduar veten dhe për ti përdorur aftësitë e mija profesionale e pozitive në realizimin e projekteve të përbashkëta në sferën publike.

Në vitin 2016 mora besimin nga strukturat e Partisë Demokratike në Has, në krye me z. Nezir Çoçaj dhe dr. Halil Cikaj me aprovimin e kryetarit Kadri Veseli, për të udhëhequr me Drejtorinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Prizren deri në vitin 2018.

Në një punë mjaftë sfiduese për mua si Sociologe dhe me shumë përgjegjësi për vendin tim, nderin e njerëzve të mi që kisha detyrë ti prezantoja kudo që isha në detyrë.

Në atë drejtori, kam arritur për herë të parë në historinë e Prizrenit të filloj projektin për “Shtëpinë e të moshuarve” në lagjen “Dardania”, kemi arritur ti dorzojmë 90 çelsa të banesave Sociale në lagjen “Petrova”,në Prizren dhe kemi nisur themelet e ndërtesës me 30 banesa në po atë lagje e shumë projekte të përbashkëta që kemi realizuar.

Ju më nderuat në vitin 2018 kur më dhat besimin për 4 vite në Kuvendin Komunal të Prizrenit, duke ju prezantuar në çdo diskutim e çështje të ndryshme për Prizrenin.

Çdo ditë nderohem dhe vlerësohem nga familje të shumta përmes shkrimeve dhe thirrjeve që më bëjnë, për respektin që kam fituar.
Respekti i tyre është arritja më e madhe në jetën time, shpresoj ta kem gjithë jetën.

Leave a Reply