Fatlinda Kukaj e Listës “GUXO” kandidate për Kuvendin e Prizrenit nga radhët e LVV-së

0
1053

Fatlinda Kukaj është kandidate e Listës “GUXO” për Kuvendin e Prizrenit nga radhët e LVV-së në zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen më 17 tetor.

Kukaj me profesion është juriste, ndërsa është zotuar se do të jetë zëri i qytetarëve në Asamblenë Komunale.

Njoftimi i plotë:

Të dashur familjar, miq dhe ju të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit.
Kam kënaqësinë të ju njoftoj që kam fituar besimin nga Iniciativa Guxo dhe Lëvizja Vetëvendosje, që të jem pjesë e listës së kandidatëve për Asamble Komunale në zgjedhjet e 17 Tetorit.
Të dashur qytetarë, ju meritoni një përfaqësim të denjë të interesave, kërkesave e shqetësimeve tuaja, në anën tjetër Prizreni ka nevojë për frymë rinore në proceset e saj politike, ka nevojë për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të saj. Duke pasur parasysh përvojën time profesionale si Juriste e diplomuar zotohem për punë e angazhim vetëmohues. Rrjedhimisht duke vlerësuar kohën dhe mundin tuaj, kërkoj besimin dhe mbështetjen tuaj.
Numri im në Listën e Lëvizjes Vetëvendosje është 30.
Faleminderit paraprakisht për besimin dhe votën tuaj!
Sinqerisht,
Fatlinda Kukaj.

Leave a Reply