Dzeko nuk pranon rinovimin për një vit, Inter hedh sytë në Premier League

0
140

Interi nuk po arrin të bindë sulmuesin Edin Dzeko për të rinovuar. Boshnjaku nuk është dakord me zgjatjen e bashkëpunimit për një vit, ai synon një marrëveshje 2-vjeçare.

Duke parë moshën e tij, zikaltrit stepen dhe po shohin edhe për alternativa të tjera për sulmin. “Gazzetta dello Sport” shkruan se Interi i ka hedhur sytë në Premier League dhe synon të rikthejë në Itali sulmuesin Gianlucca Scamacca.

Situata e tij tek West Hami nuk është e mirë, ndërkohë që edhe agjencia që e menaxhonte ka shkëputur marrëdhënien me të. Tek Interi ia dinë cilësitë, pasi ka spikatur te Sassuolo më parë./SS

Leave a Reply