Drejtoi veturën në 204 km/h, Policia në Prizren e gjobiti shoferin me 300 euro dhe ndalim të vozitjes për tre muaj

0
204

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjobitur një person për tejkalim të shpejtësisë, me 300 euro gjobë dhe ndalim të drejtimit të automjetit për tre muaj.

Rasti ka ndodhur në rrugën Vërmicë-Prizren.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 204 km/h, i njëjti është gjobitur me 300 euro dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Leave a Reply