Ángel Di María, i cili shënoi golin e vetëm në duelin e Juventusit me Freiburg (1-0) në Europa League, tha pas ndeshjes se ishte shumë i kënaqur që ishte vendimtar në triumfin e “Zonjës së vjetër”.
“Jam i lumtur që kam ndihmuar ekipin me një gol dhe shpresoj të vazhdoj të shënoj deri në fund të sezonit.
Ne do të bëjmë më të mirën për të fituar Ligën e Evropës, që është një nga synimet tona, ashtu si Kupa e Italisë. Ne do të përpiqemi t’i fitojmë të dy trofetë”, – siguroi anësori argjentinas, duke folur për “Sky Sport”.
Në sfidën ndaj Freiburgut, jo gjithçka ishte në perfeksion për Di Marían:
“Ndjeva dhimbje. Është një lodhje normale pas kaq shumë ndeshjesh, por gjëja më e rëndësishme ishte që ne punuam shumë për të siguruar fitoren”.
Argjentinasi është në fund të kontratës:
“Po flasim. Jam shumë i lumtur këtu dhe ndjej mbështetjen e tifozëve”./SS