Bora Zemani “thyen heshtjen” për këngët e Semit dedikuar Donald Veshajt

0
369

Semi Jaupaj ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, pasi ishte e përfshirë edhe në historinë Bora-Donald.

Madje, këngëtarja iu ka dedikuar dyshes dy këngët e saj pas daljes nga “BBV”, shkruan lajmi.net.

Vetë Semi Jaupaj ka pohuar se kënga “Mos u kthe” është dedikim për historinë e shoqes së saj të ngushtë me aktorin Donald Veshaj, duke theksuar se ka përshkruar ndjesitë e Borës në atë këngë.

Pak ditë më parë ajo publikoi edhe këngën e re të titulluar “Ani” e cila gjithashtu ishte një dedikim për historinë Bora-Donald.

Donaldi publikoi në ‘Instastory’ ditën e djeshme një video në ritmet e kësaj kënge.

r

Por Bora Zemani nuk kishte bërë asnjë reagim publik në lidhje me dedikimet për Donald Veshajn, deri më tani.

Moderatorja publikoi në ‘Instastory’ një video me Semin, ku falsin për këngët e reja të kësaj të fundit.

Bora dëgjohet t’i thotë Semit, që të flasë në numrin njëjës për këngët e saj sepse “keqkuptohet.”

Më tej duke qeshur Semi shprehet se “këngët i kanë të dyja.”

r

Leave a Reply