PSG të gatshëm ta shesin Neymarin

0
272

Paris Saint-Germain janë gati ta shesin kartonin e Neymar JR.

Braziliani i PSG duket tashmë se ka lënë prapa kulmin e karrierës së tij.

Sipas raportimeve të ‘L’Equipe’, PSG do ta shesin Neymarin gjatë kësaj vere, nëse pranojnë një ofertë të mirë, përcjell lajmi.net.

Ylli brazilian nuk dëshiron të largohet nga Parisi akoma, por vullneti i njëjtë nuk është te klubi.

Parisienët janë gati të ndajnë rrugët me Neymar, nëse një çmim i duhur përfshihet në ofertën për të.

Mbetet të shihet nëse klubi do të pranojë oferta për Neymar.

Leave a Reply