AAK-ja në Prizren shkëput koalicionin qeverisës me Shaqir Totajn

0
393

Dega e AAK-së në Prizren përmes një komunikate për media ka njoftuar se nga sot do të rrugëtoj e vetme.

AAK-ja ka njoftuar shkëputjen e koalicionit me PDK-në në këtë komunë.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit, nga sot e tutje AAK në Prizren rrugëton e vetme, shkëput koalicionin qeverisës me Shaqir Totajn në Prizren.
Aleanca këto dy vite, me tri drejtoritë që i kemi pasur, ka bërë një punë të shkëlqyer dhe një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me qytetarë, mirëpo kohëve të fundit, kryetari Totaj ka filluar të marrë veprime pa konsultimin dhe pajtimin e Aleancës, veprime që janë në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit ndërpartiak dhe bashkëqeverisës.
Kështu që nga sot Aleanca nuk është në bashkëqeverisje me Shaqir Totajn.
Aleanca është dhe mbetet subjekt serioz politik dhe do të vazhdojë të punojë fuqishëm në të mirën e përgjithshme të qytetarëve të Komunës së Prizrenit”, thuhet në komunikatën për media nga AAK-ja në Prizren./04 Online

Leave a Reply