Zgjedhjet në LDK | Bahtjar Sertollaj zgjidhet kryetar i nëndegës “Xhevat Berisha”

0
178

Nëndega e LDK-së “Xhevat Berisha” ka mbajtur sonte kuvendin zgjedhor, me ç’rast e ka zgjedhur kryetarin e ri.

Bahtjar Sertollaj e ka marrë besimin për ta udhëhequr këtë nëndegë, teksa është zgjedhur edhe kryesia e re dhe dy delegatët për Kuvendin e Degës, shkruan 04 Online.

“Sot, Kuvendi i Nëndegës së LDK-së “Xhevat Berisha” zgjodhi për kryetar, z. Bahtjar Sertollin, kryesinë dhe dy delegatët për Kuvendin e Degës së LDK-së në Prizren.
Bashkë me Bahtjarin dhe kryesinë e re të Nëndegës do të angazhohemi fuqishëm për fitoren e Lidhjes Demokratike te Kosovës në Prizren”, thuhet në njoftimin e LDK-së në Prizren./04 Online

Leave a Reply