Zafir Berisha me bashkëpunëtorë nderon dëshmorët në 23 vjetorin e “Epopesë së Vërrinit”

0
598

Sot, në kuadër të 23 vjetorit të “Epopesë së Vërrinit”, Kryetari i NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, njëherit kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit, Zafir Berisha, bëri homazhe dhe vendosi buqeta lulesh pranë shtatoreve të Heronjëve të Kombit Salajdin Berisha dhe Xhevat Berisha, për të vazhduar më pas nderimet pranë lapidarëve të dëshmorëve në fshatrat Kushnin dhe Lez, thuhet në njoftimin e Nismës në Prizren.

“Në përkujtim të 23 vjetorit të “Epopesë së Vërrinit”, si një nga ngjarjet kryesore dhe më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ne nderojmë 28 dëshmorët e betejës së vrrinit, të cilët me atdhedashurinë dhe guximin e tyre motivuan shumë të rinj dhe të reja që t’i bashkohen radhëve të UÇK-së.
Ne të gjithë jemi të vetdijshëm se pa betejën e Vërrinit dhe shumë beteja tjera anekënd Kosovës, nuk do të ndodhte liria të cilën e gëzojmë sot, andaj kujtimi për të gjithë dëshmorët dhe heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i përjetshëm, tha Kryetari Berisha.
Lavdi”, thuhet në njoftim./04 Online

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe monument
Mund të jetë një imazh i 1 person, monument dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Leave a Reply