“Vajzën e shoh më shpesh, djalin më rrallë”, Bes Kallaku flet për ndarjen nga Xhensila Myrtezaj

0
255

Aktori Bes Kallaku ka konfirmuar së fundmi ndarjen nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj me të cilën kanë dhe dy fëmijë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Aktori i humorit ka bërë të ditur se të dy fëmijët jetojnë me tashmë ish-bashkëshorten e tij, Xhensilën.

Ai tha se për të është e rëndësishme që ata të jenë mirë me shëndet.

“Kur isha këtë herë në Itali, edhe erdhi më mori dikush. Më tha ça bën, si shkon me fëmijët? Mirë i thash, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë sepse jetojnë me ish bashkëshorten. Mërzitem ndonjëherë. Njeriu i ndodhin ca situata në jetë që nuk i ka pritur. E rëndësishme është të jenë mirë. Unë këtë vlerësoj, t’i kem mirë me shëndet”, tha Kallaku në FermaVip.

Leave a Reply