Universiteti “Ukshin Hoti” do të mbështesë Studimin e Fizibilitetit dhe Planin e Menaxhimit për fshatin Zym i Hasit në Prizren

0
164

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, do të mbështesë Studimin e Fizibilitetit dhe Planin e Menaxhimit për fshatin Zym i Hasit në Prizren, zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Njerëzore – UN-HABITAT. Kjo do të realizohet pas bashkëpunimit të nënshkruar në mes të Rektorit Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishanid dhe Esteban Leon, Shef i zyrës i UN-HABITAT në Kosovë.

Studimi i Fizibilitetit dhe Plani i Menaxhimit për fshatin Zym i Hasit do të zhvillohet përmes një procesi ndër-institucional dhe gjithëpërfshirës, me pjesëmarrjen e institucioneve qendrore dhe lokale, përfshirë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunën e Prizrenit, Këshillin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përfaqësues të fshatit Zym (mandatuar sipas ligjit për fshatin Zym), përfaqësues të akademisë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Përgjegjësitë specifike të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizreni janë, si vijon:

– Ofrojnë ekspertizë profesionale për plotësimin e detyrave të Grupit Punues, për fushën përkatëse të ekspertizës që e mbulon;

– Marrin pjesë në çdo takim të Grupit Punues; – Ofrojnë mbështetje profesionale dhe teknike për realizimin e aktiviteteve të Grupit Punues, duke përfshirë:

 – Shqyrtimin e dokumenteve përmbajtjesore dhe legjislacionit në fuqi; – Ofrimin e mbështetjes në hartimin e mjeteve hulumtuese;

 – Ofrimin e ekspertizës profesionale në hartimin e studimit të fizibilitetit për fshatin Zym të Hasit në Prizren; – Ofrimin e ekspertizës profesionale në hartimin e planit te menaxhimit për fshatin Zym të Hasit në Prizren.

Realizimi i këtij projekti financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Leave a Reply