UEFA ka përcaktuar stadiumet që do të presin finalet e kompeticioneve kryesore evropiane gjatë viteve të ardhshme, me vendime që shtrihen deri në vitin 2029.
Finalja e Champions League 2028 do të zhvillohet në Munich Arena, ndërsa një vit më vonë, në 2029, trofeu më prestigjioz evropian do të vendoset në “Spotify Camp Nou” të rinovuar në Barcelonë.
Për Europa League, finalja e vitit 2028 do të zhvillohet në Bukuresht, ndërsa ajo e vitit 2029 në Beograd.
Ndërkohë, Conference League do të ketë finalen e vitit 2028 në Torino, në “Juventus Stadium”, ndërsa në vitin 2029 do të luhet në “Puskas Arena” të Budapestit.
UEFA ka përcaktuar gjithashtu stadiumet për finalet e Champions League për femra, ndërsa Superkupa e UEFA-s do të zhvillohet në Amsterdam në vitin 2027 dhe në Astana në vitin 2028.
Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv në Selanik u miratuan edhe ndryshime në formatin e Nations League, me sistemin e ri që pritet të hyjë në fuqi nga sezoni 2028/29.
Me këto vendime, UEFA ka përcaktuar tashmë një pjesë të rëndësishme të kalendarit të finaleve evropiane për vitet e ardhshme./04 Online/















































