Toka pranon mesazhin e parë “jashtëtokësor”

0
396

Njerëzit janë një hap më afër për të komunikuar me jashtëtokësorët.

Instituti SETI, që është një organizatë jofitimprurëse e dedikuar për të kuptuar jetën në hapësirë, ka simuluar një sinjal jashtëtokësorë që është lëshuar nga një raketë që gjendet në orbitën e Marsit rreth orës 15:00 të mërkurën me kohë evropiane.

Valët e radios kaluan na hapësirë me shpejtësi të dritës dhe i kapën nga tri teleskopë masiv brenda 16 minutave, raporton “Daily Mail”.

Ky ushtrim, i pari i këtij lloji, kishte për qëllim të përgatisë shkencëtarët kur në të ardhmen qeniet jashtëtokësore kontaktojnë me planetin tonë.

Shkencëtarët në SHBA dhe Itali u shprehën shumë të lumtur kur mesazhi u paraqit në ekran kompjuterik, dhe shkarkuan valët e radios.

Njerëzit në Tokë me një radio më të vjetër po ashtu kanë mundur të kapin sinjalin në 8.4 gigahertz – ndonëse nuk ishte sinjali i plotë.

Ekipi po i mban sekret detajet kyçe të këtij testimi – përfshirë tipin e sinjalit dhe çfarë ishte shkruar në të./Koha

Leave a Reply