Moti gjatë ditës së sotme do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 27 deri në 31°C.
Në përgjithësi, dita pritet të jetë e ngrohtë dhe me kushte relativisht të mira atmosferike.
Era do të fryej nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–8 m/s.















































