Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli rikthehen në Top Channel, ndjekësit ringjallin rivalitetin e BBV2

0
19

Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli do të jenë sërish pjesë e të njëjtit sezon televiziv në Top Channel, duke rikthyer menjëherë në vëmendje një nga rivalitetet më të komentuara të “Big Brother VIP Albania 2”.

Top Channel konfirmoi se Olta Gixhari do të jetë në krye të sezonit të ri të “Fiks Fare”, së bashku me Dorian Ramaliun, duke shënuar kështu rikthimin e aktores në ekranin e televizionit ku ajo përjetoi një nga periudhat më të komentuara të karrierës së saj.

Por Olta nuk është e vetmja figurë e BBV2 që po rikthehet këtë sezon në Top Channel.

Pak ditë më parë, televizioni publikoi edhe promon e “Live me Luizin”, programit të ri të Luiz Ejllit, i cili pritet të transmetohet çdo javë në prime time.

Mjaftoi ky zhvillim që në rrjetet sociale të rikthehej menjëherë diskutimi i vjetër rreth raportit mes Oltës dhe Luizit.

Një pjesë e ndjekësve e kanë pritur me nostalgji faktin që dy prej personazheve më të spikatura të “Big Brother VIP Albania 2” do të jenë sërish pjesë e të njëjtit televizion, ndërsa të tjerë kanë reaguar me ironi apo skepticizëm.

“Kjo shkon vrap pas Luizit akoma”, “Nuk e di si duron Kiara”, “Sa bukur që do të jenë sërish kolegë” dhe “Dyshe e papërsëritshme”, janë vetëm disa prej komenteve që kanë qarkulluar në rrjet.

Rivaliteti mes Luizit dhe Oltës ishte një nga boshtet kryesore të edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, deri në largimin vullnetar të aktores më 1 prill 2023.

Megjithatë, rrugët e tyre u kryqëzuan përsëri vetëm pak muaj më vonë, këtë herë jashtë formatit televiziv, kur të dy u bënë protagonistë të filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku interpretonin madje si çift.

Tani, më shumë se tre vjet pas atij edicioni që i ndau ndjekësit në dy kampe të forta, Olta dhe Luizi rikthehen sërish nën të njëjtën “çati” televizive.

Ata nuk do të jenë pjesë e të njëjtit program dhe as rivalë të drejtpërdrejtë, por rikthimi i tyre në të njëjtin sezon ka mjaftuar që rrjetet sociale të ringjallin një nga dyshet më të komentuara të televizionit shqiptar në vitet e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here