E dhimbshme, viktima në aksidentin në Prishtinë është ish-banori i “BBVK” Laurent Krasniqi

0
59

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sonte në Llukar të Prishtinës mes një motori dhe një veture.

Viktima i cili u godit gjatë lëvizjes me motor, është  ish-banori i “BBVK” e tiktokeri Laurent Krasniqi.

Ndryshe, lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Naser Syla.

Syla bëri të ditur se viktima, 27-vjeçar, është sjellë në Emergjencë pa shenja jete dhe, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për reanimim, nuk ka arritur të mbijetojë./Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here