Tension mes fqinjëve në Korish të Prizrenit, dyshohet për tentim-vrasje – policia bastis një shtëpi

0
253

Një incident i rëndë është raportuar të shtunën në fshatin Korish të Prizrenit, ku dyshohet se një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me tentim-vrasje.

Sipas raportimeve fillestare, njëri nga fqinjët dyshohet se ka tentuar ta qëllojë me armë tjetrin, por arma nuk ka shkrepur në momentin kritik.

Pas incidentit, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.

Rasti është në fazën fillestare të hetimeve, ndërsa priten informacione të tjera nga Policia e Kosovës lidhur me rrethanat e incidentit.