Si të cakërrojmë gotat me fqinjët në kohë koronavirusi – ideja gjeniale vjen nga Italia

0
361

Italia është një nga shtete më të prekura nga koronavirusi, megjithatë në këto ditë të vështira, ka dalë në pah ana e tyre më kreative.

Në Itali pamë të mbaheshin koncerte në ballkonet e shtëpi për të thyer monotoninë, të duartrokiten nga shtëpia nga të gjithë qytetarët njeherazi mjekët në shenjë falenderimi për punën e bërë, por ka dhënë edhe një shembull të mirë se si mund të festojmë dhe të ngremë dolli me miqtë pa thyer rregullat dhe distancimin social.

Disa fqinjë në një lagje të Italië kanë pasur një ide gjeniale. Gotat i kanë vendosur në një shkop të gjatë, ku u lejojnë që të ngrenë një dolli që nga ballkonet e shtëpive. Kjo video është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe pse jo është për t’u marrë shembull edhe nga shumë vende të tjera për të kuptuar se mund të festojmë, por pa rrezikuar jetën e askujt.

Leave a Reply