Ky është formacioni i frikshëm që po planifikon Barcelona për sezonin e ardhshëm (FOTO)

0
569

Barcelona është një nga klubet e mëdha që do të bëjë investime të mëdha në merkaton e kësaj vere. Mediat spanjolle shkruajnë se skuadra katalanase do të investojnë për disa emra të njohur.

Dëshira e madhe dhe ëndrra është padyshim rikthimi i Neymar, teksa koronavirusi do të ulë ndjeshëm vlerën e futbollistit brazilian. Në sulm synimi kryesor është afrimi i Lautaro Martinez nga Interi, si një dëshirë edhe e Lionel Messit për ta pasur partner në sulm.

Në mesfushë emri më i përfolur në orët e fundit është N’Golo Kante, i cili mund të zëvendësojë Rakitic dhe Vidal që pritet të largohen, ndërkohë që në mbrojtje synohet Aymeric Laporte. Më poshtë mund të shihni formacionin e frikshëm që kërkon të formojë skuadra blaugrana.

Leave a Reply