U tha se po martohet, zbulohet e vërteta për Morena Tarakun

0
392

Këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, vazhdon të jetë një nga figurat publike më të komentuara në shtypin rozë.

Morena është shumë aktive në rrjetet sociale duke postuar imazhe të shumta nga jeta profesionale dhe nga përditshmëria e saj, shkruan GazetaBlic.

Së fundi, përmes një story në rrjetet sociale ajo u shpreh se shumë shpejt do të martohet dhe mezi pret të kaloj jetën me dashurinë e saj.

Mirëpo, gjithë këto aludime për martesë nuk janë të vërteta kështu të paktën u shpreh këngëtarja.

”Së pari unë jam në një lidhje por kjo s’është puna juaj. Së dyti së shpejti do të martohem dhe mezi pres të kaloj jetën me dashurinë time. E fundit, këtë postim e vodha nga dikush sepse jam e sigurt qe ju nuk do ta lexoni deri në fund. Por mos u merzisni, pini ujë dhe jetoni në paqe, mos u merrni me punët e të tjerëve”– shkruan Morena.

Leave a Reply