Lidhja e Prizrenit ishte ngjarja më kulmore e popullit shqiptar për pavarësi

0
343

Lidhja e Prizrenit ishte ngjarja më kulmore e popullit shqiptar për pavarësi, e cila vazhdoi si rezistencë nga shumë breza dhe që kulmoi me luftën e lavdishme të UÇK-së, e cila me 12 Qershor 1999 triumfalisht marshoi në qytetin e krenarisë shqiptare ku perfundimisht i dha fund sundimit shekullorë sllav në tokat tona, thuhet në Komunikatën për Medie nga Nisma Socialdemokrate në Prizren.

“NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, konsideron se Qershori në Prizren, është më i veçantë, pikërisht për shkak të këtyre dy ngjarjeve me vlera sublime për Kombin s
Shqiptar në përgjithësi.

Me rastin e 143 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit si dhe 12 qershorit, ditës së Çlirimit të Prizrenit, NISMA – Dega në Prizren i uron të gjithë qytetarët, duke shpresuar që këto festa do të na motivojnë edhe më shumë për punën dhe angazhimet e përgjegjëshme në shërbim të vendit dhe të qytetarëve. Tani na mbetet që të punojmë fuqishëm në ndërtimin e vendit tonë në mënyrë që të jetësojmë amanetin e të gjithë atyre që trasuan rrugën drejtë shtetësisë së Kosovës, duke dhënë më të shtrejtën e tyre, jetën.
Urime!”, thuhet në komunikatë./04 Online

Leave a Reply