“Ty ça të kam bërë?”/ Arjola dhe Einxhel zhgënjehen me njëra-tjetra: Je nxitëse

0
66

Debatet brenda shtëpisë së Big Brother Vip nuk kanë të ndalur. Këtë herë ka qenë aktorja Arjola Demiri ka debatuar me moderatoren Einxhel Shkira. Aktorja ka akuzuar Shkirën për nxitëse që nga fillimi që ka hyrë në shtëpi. Ndërsa nga ana tjetër Einxhël, deklaroi se ndihet shumë e zhgënjyer nga Arjola për këtë mendim që, kjo e fundit ka.

Pjesë nga biseda:

Einxhel: Iliri me Arbrin janë përqafuar pasi Iliri e ka thënë atë gjë. Direkt ka thënë që “prit o se 1 me 1” dhe ka ardh e ka përqafuar. Dhe Arbri është çuar në këmbë, është përqafuar dhe gjëja që është thënë s’i ka pëlqyer, as atij as mua.

Arjola: Po, po kur erdhe këtu shpirt e di sa nxitëse je?

Einxhel: Se s’më pëlqejnë, nuk jam nxitëse. Mua s’më pëlqeu.

Arjola: A e bën me qëllim a pa qëllim nuk e kuptoj. Është shumë nxitëse…

Einxhel: Ty të kam bërë ndonjë gjë me qëllim?

Arjola: Jo shpirt, jo.

Einxhel: Ti u vrave për padrejtësinë që i bëra Ilirit?

Arjola: Jo jo. Unë u vrava me një gjë.

Einxhel: Çfarë të kam bërë? Veçse kam tentuar të të evitoj dhe të qëndroj sa më larg këtyre gjërave. Ty ça të kam bërë?

Arjola: Një sekondë shpirt…

Einxhel: Ty unë ça të bëra?

Arjola: A do ta dëgjosh apo do të rrish të thuash ti ‘unë ça të bëra, unë ça të bëra’?

Einxhel: Jo, unë s’doja fare ta hapja njëherë se jam super e zhgënjyer.

Arjola: Nuk ka rëndësi, le të jesh super e zhgënjyer se ndoshta edhe unë jam super e zhgënjyer nga ti.

Einxhel: Me çfarë?

Arjola: Muhabeti që u hap atë natë dhe po të mbështesja sepse nëse unë kam lexuar gabim, nuk mund të kenë lexuar katër vetë të njëjtën gjë gabim. Që ishte në lidhje me Fifin dhe Semin, që tha këtë gjë po e bën për lojë dhe kjo gjë është përsëritur këtu. E kam thënë unë me gojën time apo e ka thënë dikush tjetër me gojën e vet dhe është përhapur nëpër shtëpi? Dhe ideja është, kur ishte në tavolinë me Donaldin, ishte dhe Semi, isha dhe unë, pa ardh Fifi dhe thashë: unë nga kjo gjë ndihem e përdorur. Dhe ideja është… është tjetër gjë kjo nuk të takon ty. Është që erdhe te pasqyra dhe the: Zemër duhet ta sqaroje sepse të ngeli ty, mua pse të më ngeli?

Leave a Reply