Mendim Elezkurtaj publikon coverin e këngës “Shumë më mirë mos t’kisha njoft” (VIDEO)

0
1071

Këngëtari Mendim Elezkurtaj rikthehet pas 10 vitesh me një cover. Muzika dhe videoklipi modest është realizuar në Gjermani, ku jeton dhe punon prej 6 vitesh.

“Shumë më mirë mos t’kisha njoft”, është kënga e Violeta Kukaj, të cilën Mendimi e ka bërë cover. Dëshira të merrej me muzikë Mendimit i ka lindur që në shkollë të mesme. “Unë kam mbaruar shkollën e mesme të muzikës në Prizren dhe domosdo që aty më ka lindur dëshira për të kënduar. “Në vitin 2004 kam publikuar albumin tim të parë. Dy vite më vonë kam marrë pjesë në festivalin “Mikrofoni i Artë” në Tiranë. Kam mbaruar fakultetin për gazetari në Prishtinë”, shprehet Mendimi. Ai thotë se kënga është pasion i tij, edhe pse thotë se s’do të mbetej vetëm pasion, por situata ia imponoi të mërgoj në Gjermani. “Po të isha në Kosovë me siguri do t’i përkushtohesha më shumë muzikës, por ja që kam disa vite në Gjermani dhe puna më ka bërë që të lë anash për disa vite muzikën. Tanimë po mendoj të realizoj disa këngë, dhe si fillim do të bëj covera, ndërsa kur të kthehem në Kosovë gjatë verës do të realizoj dhe klipin e një kënge për të cilën po punoj. Mesa duket pasioni për muzikën dilka me shpirtin”, rrëfen Mendimi.

Leave a Reply