Haskuka: Nëse edhe nesër ritestimet dalin negativ do të kemi 23 të shëruar

0
407
Mytaher Haskuka - Kryetar i Prizrenit

Sot janë testuar 31 persona për COVID-19 në qytetin e Prizrenit.

Në mesin e këtyre testimeve, tetë persona janë raste të kontaktit dhe 23 të tjerë janë ritestime.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili ka kërkuar që edhe më tutje të respektohen masat që për qëllim kanë parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Sot 31 teste në Prizren, 8 raste te kontaktit, 23 ritestime. Asnjë pozitiv. Nëse edhe nesër ritestimet dalin negativ do të kemi 23 të shëruar.
Vazhdojmë me diciplinë.

rrinshpi”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply