Kishte ngecur në SHBA, Aurela Gaçe kthehet pranë të bijave: Prisja çdo ditë për simptoma, vetëm zemra e di si durova përtej oqeanit

0
143

Këngëtarja Aurela Gaçe është kthyer në Shqipëri pasi kishte ngecur në SHBA, për shkak të rrugëve të mbyllura prej Covid-19.

Në një status në Instagram, Gaçe ka publikuar një foto me dy vajzat e saj dhe krahas shkruan se si ka pritur me ankth që t’i shfaqej ndonjë simptomë. Këngëtarja shton më tej se fatmirësisht është pranë familjes së saj.

❤
❤
❤
❤

“Më në fund ,bashkë . Mbas 14 diteve ,vetë-izolim ( per shkak se kishim udhetuar se bashku me grupin) . Zemra e dinte si po duronte pa mundur ti perqafoja. Pritëm me ankth te 7 ne qe ishim 2 jave më parë pertej oqeanit, me friken se mund te shfaqnim ndonje shenje. Per 14 dite, pyesnim perdite njeri-tjetrin, por, fatmiresisht, te gjithe ne jemi mire e i ju bashkuam me ne fund familjeve tona. Vete-izolimi ishte detyre pindërore. Por edhe per ata prindër qe na kanë dhene jeten. Tani ,do te vazhdojme te qendrojme mbyllur, por se bashku. Dua te falenderoj secilin nga ndjekesit qe më kane derguar mesazhe, qysh nga momenti kur u kthyem, duke pyetur se si ishim,e duke me dhene kurajo. Ishte shume prekese per mua, pasi kisha edhe shume presion psikologjik ,duke pritur cdo dite per ndonje simptome. E vleresoj shume kujdesin dhe dashurine tuaj. Se bashku ,shpresoj t’ja dalim ,te gjithe,”– shkruan Aurela.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

Leave a Reply