Prej kohësh e ndarë me Albi Nakon, Klaudia Pepa tregon me kë po e kalon karantinën dhe nuk qenka vetëm

0
584

Prej disa vitesh, balerina Klaudia Pepa është zhvendosur në Itali, ku po zhvillon karrierën e saj, duke qenë pjesë e disa nga medieve më të njohura italiane. Prej kohësh ajo është ndarë nga koreografi, Albi Nako por nuk ka deklaruar asnjë lidhje të re.

Në një lidhje direkte me Rudina Magjistarin, Klaudia Pepa ka treguar se karantinën nuk po e kalon plotësisht e vetme, por nën shoqërinë e dy qenushëve të saj, me të cilët thotë se është lidhur shumë.

Biseda

Rudina Magjistari: Klaudia, ti je vetëm në shtëpi apo jeton me dikë?

Klaudia Pepa: Edhe vetëm nuk jam sepse kam dy qenusha. Janë shtrirë që të dy.

 Rudina MagjistariTi i do shumë qentë apo jo? Je e lidhur me ta?

Klaudia Pepa: Po i dua shumë. Jam shumë e lidhur me ta. I kam mësuar edhe se si të kërcejnë.

Leave a Reply