Rruga me mbi 70 puseta në Prizren, Komuna tregon se kur do të rregullohet

0
777

Rruga ‘Kosova’ në Prizren ka mbi 70 puseta të vendosura të cilat po vështirësojnë qarkullimin e banorëve të lagjes ‘Ralin’.

KALLXO.com ka pranuar disa ankesa të banorëve për këtë rrugë që sipas tyre pusetat e shumta janë të panevojshme.

KALLXO.com ka kërkuar informacione në Komunë të Prizrenit se pse këto puseta janë në numër kaq të lartë dhe të njëjtit kanë deklaruar se kjo rrugë ka dy kanalizime të ndara fekal dhe atmosferik si dhe të gjitha kyçjet e banorëve kanë qenë direkt në gyp të kanalizimit dhe tani secila kyçje e ka një pusetë.

“Sipas planit dinamik pritet të përfundojë deri në fund të muajit tetor 2022. Meqenese rruga është shumë e ngushtë dhe në shumicën e rrugës nuk ka fare trotuare andaj edhe është kjo gjendje, e cila deri sa të asfaltohet edhe shtresa finale do te ketë vështirësi në qarkullim.

Por, besoj që shumë shpejtë do ta kemi edhe shtresën e dytë të asfaltit dhe do të evitohen problemet e banorëve nga të cilët kërkojmë mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve”, thuhet në përgjigjen e komunës për KALLXO.com. Sipas komunës, në këtë rrugë është rregulluar edhe infrastruktura energjetike dhe kablloviket.

Leave a Reply