Prizren | Aktakuzë kundër dy personave për dhunim

0
476

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: E.S., dhe T.J., të cilët nga data 23.06.2022 gjenden në paraburgim, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 4, nënparagrafi 4.2, 4.5 dhe 4.6 lidhur me nenin 31, Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, në periudhën kohore prej 16-17 qershor 2022, në fshatin Nashec – Komuna e Prizrenit, të akuzuarit E.S., dhe T.J., së bashku detyrojnë viktimën M.E., për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj, me përdorim të forcës dhe shkaktimin e dehjes së të dëmtuarës, në atë mënyrë që me automjet e shoqërojnë në një restaurant dhe pastaj në shtëpizën e të akuzuarit T.J., në fshatin Nashec, e detyrojnë që të konsumojë pije alkoolike dhe substanca narkotike, duke e sjellë të dëmtuarën në situatë pa vetëdije, me ç’rast i akuzuari T.J., e godet me një mjet të fortë në kokë, ashtu që e dëmtuara M.E., e humb vetëdijen dhe të njëjtit kryejnë marrëdhënie seksuale me viktimën.

Me këto veprime, të akuzuarit kanë përmbushur elementet e veprës penale “Dhunimi” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtor.

Leave a Reply