Rezultojnë negativ të gjithë krushianët që patën kontaktë me shitësin e fidaneve nga Malisheva

0
582

Para pak çastesh është mësuar jo zyrtarisht që të gjithë kontaktet e banorëve Krushianë kanë rezultuar negativ në testin për COVID-19 ku është dyshuar që potencialisht do të mund të ishin infektuar pasi që 2 banorë nga Malisheva kishin dalur për të shitur fidane në tregun e Krushës së Madhe.

Gjatë ditës pritet edhe konfirmimi i të parit të Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi në lidhje me këtë lajmë që do t’i gëzonte banorët e komunës sonë.

Duhet përgëzuar Krushianët që pas lajmit që morën se shitësit nga Malisheva ishin pozitiv me virusin ata menjëherë janë karantinuar në shtëpit e tyre due treguar kulturën e lartë për të mos zgjeruar potencialisht virusin.

Duhet patur kujdes të shtuar këto ditë pasi rreziku mbetet i lartë për tu infektuar, qëndroni në shtëpi ruaje veten dhe familjen tuaj./RahovecPost

Leave a Reply