I moshuari s’do as bukë e as para: Dua vetëm pelena për gruan e sëmurë

0
504

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar nga koronavirusi.

Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në ditë.

Por teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë shumë shqiptarë kanë pak kursime mëmanjë, për të kaluar këtë periudhë të vështirë.

E disa ndoshta edhe nuk kanë fare.

Por historia e një çifti të moshuar është edhe më e trishtë se kaq.

Fiqiriu dhe Rukia, të dy dikur punonjës së minierës në Kërrabë, sot ata jetojnë në kushte shumë të vështira.

Rukia është e sëmurë.

Fiqiriu nuk kërkon as bukë dhe as para ai kërkon vetëm pelena për bashkëshorten e tij të paralizuar.

Ata nuk sollën fëmijë ne jetë dhe kanë 40 vite që janë të martuar.

Për ‘abc’ news ai ka thënë:

Kam punu në minierën e Kërrabës 12 vjet e një 11 muaj, m’i kanë humb vitet e punës.

Nuk ka qytetar të kësaj republike në moshën time, 76-vjeçare që mos mori një pension.

Të paktën të më japin 109 mijë lekë, se unë e laj, e shpëlaj si fëmijë edhe kjo osh e paralizime.

Nuk ma japin gjallë në botë.

Këto do ma japin kur ta çoj nusen kë varri, atje ke veni, atëherë do më japin kujdestarinë.

Nuk du as pension, asgjë.

Vetëm këto pampersat.

Në paçit mundësi me na ndihmu, që me nai pru për zonjën.

Unë e ndërroj katër herë kjo ka 10 copë.

Këto me i ble nëpër farmaci, një pako është 10 mijë lekë.

Vetëm pampersat në muaj mua më shkojnë 60-70 mijë lekë.

Vetëm pampersat.

Po kaq edhe ilaçet.

Edhe me ça do hamë e me ça do jetojmë?

Po boftë hajër kjo komunë këtu që na ka pa me naj ushqim.

Historia e dy të moshuarve është shumë e trishtë, ata luten vetëm t’i ndihmojnë pasi janë të vetëm.

Leave a Reply