Real Madridi fiton me mund të madh ndaj Getafes

0
210

Real Madridi ka arritur ta shënojë fitoren e katërt në po aq ndeshje në La Liga.

“Los Blancos” triumfuan 2:1 ndaj Getafes në javën e katërt në elitën e futbollit spanjoll.

Mayoral realizoi për epërsinë e mysafirëve në minutën e 11-të të takimit, shkruan Gazeta Express.

Joselu barazoi në minutën e 47-të, teksa Jude Bellingham në minutat shtesë i dha fitoren skuadrës së Ancelottit.

Me këtë fitore, tani Real Madridi shkon në kuotën e 12 pikëve, i vetmuar në krye të tabelës.

Leave a Reply