Real Madridi e zyrtarizon Rudigerinc

0
166

Antonio Rudiger është futbollist i ri i Real Madridit.

Klubi spanjoll e ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit gjerman, shkruan “Gazeta Express”.

Kampionët e Spanjës dhe të Evropës bëjnë të ditur se futbollisti i deridjeshëm i Chelseat ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

“Real Madridi ka arritur marrëveshje me lojtarin Antonio Rudiger, i cili do të jetë pjesë e klubit për katër sezonet e ardhshëm. Më 20 qershor, në orën 12:00 në Ciudad Real Madrid, do të bëhet prezantimi i Antonio Rudigerit si lojtar i Real Madridit. Në vazhdim, lojtari do t’i kryejë vizitat mjekësore”, njoftoi klubi spanjoll përmes uebfaqes së vetë zyrtare.

29 vjeçari shkon në “Santiago Bernabeu” si lojtar i lirë pasi këtë muaj i skadon kontrata me Chelsean.

Leave a Reply