Aktorja Monika Lubonja ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një postim që duket se është një përgjigje indirekte ndaj kritikave të fundit që ka marrë.
Në një video të publikuar në Instagram, ajo shfaqet duke buzëqeshur, ndërsa mesazhi që shoqëron pamjet ka ngjallur reagime dhe interpretime të shumta.
“A e dëgjove se çfarë thanë për ty? Jo, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, thuhet në mbishkrimin e videos.
Vëmendje ka marrë edhe audioja me të lehura qensh, e cila është interpretuar si një thumbim ndaj kritikuesve.
Ky reagim vjen pas polemikave të fundit që kanë përfshirë aktoren lidhur me qarkullimin e disa videove private në rrjetet sociale./04 Online/















































