De Zerbi zbulon sekretin e ringritjes së Tottenhamit: Udhëtimi në Marbella ndryshoi gjithçka

0
37

Tottenham Hotspur po kalon një periudhë pozitive në Premier League, duke regjistruar tri fitore radhazi për herë të parë pas 616 ditësh. Trajneri Roberto De Zerbi beson se përmirësimi i skuadrës nuk lidhet vetëm me aspektin taktik, por kryesisht me forcimin e unitetit dhe mentalitetit kolektiv.

Fitorja 2-0 ndaj Crystal Palace konfirmoi formën e mirë të londinezëve, ndërsa tekniku italian vlerësoi ndikimin e një udhëtimi të përbashkët në Marbella, i cili, sipas tij, ndihmoi futbollistët të krijonin lidhje më të forta mes tyre.

De Zerbi pranoi se skuadra kishte cilësi individuale edhe më parë, por i mungonte funksionimi si grup.

“Më parë kishim shumë futbollistë të mirë, por nuk funksiononim si ekip”, deklaroi trajneri italian, duke theksuar se tani Tottenham po luan me më shumë bashkëpunim dhe shpirt kolektiv.

Përveç rezultateve, lajme pozitive për trajnerin janë edhe paraqitjet e Archie Gray, i cili po shkëlqen në një pozicion të ri si mbrojtës i djathtë, si dhe rikthimi i Pedro Porros pas problemeve fizike.

Tottenham tashmë synon ta ruajë këtë vazhdimësi edhe në ndeshjet e ardhshme, ndërsa përballja me Leeds Unitedin do të jetë testi i radhës për skuadrën e De Zerbit./04 Online/