Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të qendërmbrojtësit të Paris Saint-Germainit, Willian Pacho, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas gazetarit Ekrem Konur, drejtuesit katalunas e shohin mbrojtësin ekuadorian si një përforcim të rëndësishëm për repartin defensiv, i cili ka pasur probleme për shkak të lëndimeve dhe mungesave të Jules Koundé dhe Eric García.
Megjithatë, transferimi i Pachos nuk pritet të jetë i lehtë. PSG e konsideron atë një futbollist të rëndësishëm dhe ia ka vazhduar kontratën deri në qershor të vitit 2031.
Mbetet të shihet nëse Barcelona do të bëjë një ofertë konkrete për mbrojtësin gjatë afatit kalimtar dimëror./04 Online/















































