Mbappe synon një tjetër rekord në La Liga, Racing Santander në shënjestër

0
33

Kylian Mbappe po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Real Madridin dhe është pranë vendosjes së një tjetër rekordi në La Liga.

Sulmuesi francez ka shënuar kundër të gjitha 23 skuadrave me të cilat është përballur në kampionatin spanjoll. Tashmë, ai synon ta vazhdojë këtë seri ndaj Racing Santanderit, duke e çuar në 24 numrin e kundërshtarëve të ndryshëm ndaj të cilëve ka realizuar.

Sipas “Diario AS”, Mbappe ka shënuar 67 gola në 75 paraqitje në La Liga që nga transferimi te Real Madridi në vitin 2024.

Francezi vjen në këtë përballje pas formës së shkëlqyer, me gjashtë gola dhe një asistim në pesë ndeshjet e fundit. Deri më tani, ai ka realizuar 14 gola në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa 11 prej tyre në kampionat./04 Online/