Manchester Unitedi synon transferimin e Ait-Nourit nga rivali City, zbulohet çmimi i kërkuar

0
83

Mbrojtësi algjerian Rayan Ait-Nouri mund të largohet nga Manchester City në afatin kalimtar të janarit, ndërsa Manchester Unitedi po shqyrton mundësinë e transferimit të tij.

Sipas “TEAMtalk”, 25-vjeçari është i hapur për t’iu bashkuar rivalit të qytetit, pasi nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme në skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola. Këtë sezon, ai ka regjistruar vetëm 168 minuta lojë në të gjitha garat.

Manchester City është i gatshëm ta lejojë largimin e tij për rreth 30 milionë funte, por edhe në formë huazimi, me kusht që marrëveshja të përfshijë një opsion të detyrueshëm blerjeje.

Unitedi është në kërkim të një mbrojtësi të majtë pas lëndimit të Luke Shawit. Nëse transferimi realizohet, Ait-Nouri do të bëhej futbollisti i parë që kalon drejtpërdrejt nga City te Unitedi që nga Owen Hargreaves në vitin 2011./04 Online/