Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka tërhequr vëmendjen në New York me një transformim të veçantë për Halloween, duke marrë frymëzim nga legjenda e muzikës country, Dolly Parton.
Artistja 35-vjeçare mori pjesë në festën e organizuar nga The Frankie Shop, ku u shfaq me një stil që rikujtonte pamjen karakteristike të këngëtares amerikane. Elementi më i spikatur ishte parukja bionde me volum të madh, e kombinuar me një bluzë të shkurtër dhe dekolte të hapur.
Ndërkohë, Rita ka qenë në qendër të vëmendjes edhe në Festivalin e Filmit në Londër, ku mori pjesë në premierën e “Klara and the Sun”, së bashku me bashkëshortin e saj, Taika Waititi. Për këtë paraqitje, ajo kishte zgjedhur një fustan të zi prej dantelle dhe një aksesor ekstravagant në formë gjembash./04 Online/















































