Një bisedë e sinqertë dhe emocionale është zhvilluar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku moderatorja Ori Nebiaj ka zbuluar një detaj personal lidhur me planifikimin e mëmësisë.
Gjatë emisionit, e ftuara Mira Kazhani foli hapur për dëshirën e saj të madhe për t’u bërë nënë, një përvojë që, siç rrëfeu, nuk pati mundësinë ta jetonte.
Gazetarja u ndal te procedura e ngrirjes së vezëve, duke shprehur keqardhjen që nuk e kishte ndërmarrë më herët këtë hap. Ajo u sugjeroi vajzave dhe grave ta konsiderojnë këtë mundësi për të ardhmen.
“Është mirë që t’i ngrijmë vezët. Le të jetë aty. Tani, të them të drejtën, unë në libër i kam rrëfyer të gjitha”, u shpreh Kazhani.
Pikërisht gjatë këtij diskutimi, Ori Nebiaj surprizoi me një deklaratë personale, duke konfirmuar se e kishte kryer tashmë procedurën e ngrirjes së vezëve.
“I kam marrë masat”, tha shkurt moderatorja.
Biseda mes dy personazheve të njohura të ekranit solli në vëmendje çështjen e fertilitetit dhe vendimet që gratë marrin lidhur me planifikimin familjar.
Rrëfimi i Mira Kazhanit dhe deklarata e Ori Nebiajt i dhanë diskutimit një dimension personal, duke trajtuar një temë që shpesh mbetet jashtë bisedave publike.















































