Albin Kurti, ka bërë të ditur se në kuadër të takimeve “Data4Breakfast” ka diskutuar me përfaqësues të bizneseve të tregtisë, përpunimit të ushqimit dhe prodhimit të pijeve joalkoolike për zhvillimin e prodhimit vendor, raporton GazetaBlic.
Kurti ka theksuar se eksporti i Kosovës është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021, katër herë më shpejt se importi.
Ai ka përmendur edhe Planin Një Miliard Euro, duke thënë se synimi është zëvendësimi i importeve me prodhim vendor, si dhe krijimi i kushteve për investime, punësim dhe zgjerim të bizneseve në tregjet e reja.
Postimi i plotë:
Në kuadër të Data4Breakfast në tre mëngjese pune, dëgjuam bizneset e tregtisë me pakicë, përpunimit të ushqimit dhe prodhimit të pijeve joalkoolike dhe diskutuam se kush do ta furnizojë tregun tonë. Sektori i Pijeve është një nga shembujt konkretë të potencialit prodhues dhe eksportues të Kosovës. Zgjerimi i mëtejshëm kërkon kushte që u mundësojnë kompanive të investojnë, të prodhojnë dhe të depërtojnë në tregje të reja. Përmes Planit Një Miliard Euro, synojmë të zëvendësojmë importet me prodhim vendor.
Krahasuar me vitin 2021 eksporti është rritur për 27,5%, katër herë më shpejt se importi.
Pagat më të mira dhe më shumë vende pune krijojnë edhe më shumë fuqi blerëse për produktet vendore. Prandaj, pagën minimale nga 170 euro e kemi rritur në 500 euro, ndërsa pjesëmarrja e grave në tregun e punës dhe punësimi i të rinjve kanë shënuar rritje.
Në treg fitohet me produkt e cilësi, prandaj zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe rregulla të barabarta për të gjithë. Në vitin 2027, do të kthehemi në të njëjtat tavolina dhe do t’i vlerësojmë rezultatet bashkë














































